Syla: Erdh Albini fshehtas nga arratia, tha mundet me më arr*estu sistemi


Gazetari Valon Syla mbrëmë në debat në ka treguar një eksperiencë që ka pasur me liderin e Vetëvendosjes (VV’së), Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte drejtor në televizionin Klan Kosova.

Në debatin e mbrëmshëm në T7, Valon Syla ka treguar një ngjarje interesante me Albin Kurtin, derisa ka shpjeguar se si ai kishte shkuar në intervistë në mënyrë të fshehur duke menduar se do ta arrestojnë.

Syla madje ka treguar edhe batutën që i ka bërë atij, duke i thënë se promo e emisionit është lëshuar tërë ditën.
“Ka qenë rasti kur kam qenë drejtor në televizionin Klan Kosova edhe Albini e pat rastin që deshën ta arre*stojnë tek varrezat, e që më pas iki. Edhe i tha Batoni, vij tha unë në intervistë, edhe Batoni tha ngutu lësho reklamën se po vjen Albini. Edhe Albin Kurti erdh msheftas nga arratia. Unë e pyeta çka po fshehësh, po tha mua munden me më arr*estu çdo kund sistemi. More unë i thash ne e kemi lëshu promon e emisionit prej mëngjesi, mund të arr*estojnë Policia si të del”, ka shpjeguar ngjarjen Syla.

Më poshtë keni edhe tregimin e tij të plotë:
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1629603887227964

Baby Boo