Syla: Adem Demaçi e ka vendin në historinë tonë si faktor rezistence, por jo si mendimtar


Opinionisti dhe gazetari Valon Syla ka komentuar debatin që ka nisur dje rreth krahasimit të Adem Demaçit dhe Ibrahim Rugovës. Syla me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se ideja që Demaçi të ngritët më shumë se sa e ka pasur rolin historik, është rrjedhë e impotencës politike se sa e mos-njohjes së fakteve politike historike.

“Adem Demaçi ishte simbol i një rezistence, një martir që vitet e lira i kaloi në burg si desident… por në fakt, përpos këtij kontributi, nuk kishte vizion politik e as prodhim të sukseseve në procese politike”, ka shkruar ai.
Syla tutje ka thënë se Demaçi ka vend në historinë tonë si faktor rezistence, por jo si mendimtar.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij.
https://www.facebook.com/valon.a.syla.9/posts/1681757058663672

Baby Boo