Sveçla: Veriu është sulmuar 114 herë që nga viti 2021


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po mban konferencë për medie, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ministri Sveçla ka deklaruar se veriu i vendit është sulmuar 114 herë që nga viti 2021 deri më sot nga Serbia.

Ai tha se si institucionet kanë ofruar fakte të mjaftueshme që konfirmojnë planet e Serbisë për destabilizim.

“Si institucione kemi ofruar fakte të mjaftueshme që konfirmojnë planet e Serbisë për të organizuar këtë sulm paramilitar terrorist dhe kemi ndarë informacione edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës nga viti 2021 deri më sot institucionet dhe zyrtarët tanë janë sulmuar 114 herë në veriun e vendit tonë. Angazhimet hetimore të policisë në zbardhjen e hetimeve tregojnë se të njëjta struktura militare me shtytjen e Serbisë janë angazhuar për de-stabilizimin e vendit tonë – janë strukturat e njëjta terroriste që janë përfshirë në barrikada ku shumë prej kamionëve të barrikaduar kanë pasur eksplozivë dhe mjete tjera shpërthyese në sulmin ndaj KKZ-së dhe në sulmet ndaj pjesëtarëve tonë, në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, në sulmin ndaj mediave, në djegien e veturave dhe në sulmin terrorist në Banjskë”, tha Sveçla.

Baby Boo