Suspendohet profili i Venko Filipçes në Twitter


Profili zyrtar i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe është su*spenduar nga rrjeti social Twitter.
Në profilin që mban emrin e Filipçes, shkruan:
“Adresë e sus*penduar. Twitter-i i suspendon llogaritë që i thyejnë rregullat”.

Ndërkaq, probleme me profilin ka pasur edhe gjatë muajit të kaluar. Llogaria e ministrit është vendosur në restrikcion nga ana e Twitter-it. Atëherë nga Ministria deklaruan se për shkak të futjes së kodit të gabuar gjatë kyçjes, është bllokuar faqja.

Baby Boo