Suspendohet nga puna prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi! Ndaj tij është hapur procedurë hetimore

Prokuroria Publike Themelore në Shtip ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj prokurorit publik për të cilin ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale të vazhdueshme “Ngacmimi në kryerjen e shërbimit nga neni 143, si dhe për Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal”.

Kallëzim penal kundër prokurorit publik për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës, një grup punonjësish të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, i është dorëzuar Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës i është përcjellë veprimit kompetent të Prokurorisë Themelore Publike Shtip.

Gjatë veprimeve hetimore të ndërmarra nga prokuroria e Shtipit, janë siguruar të dhëna dhe njohuri që tregojnë dyshime për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Pas marrjes së njoftimit për hetim, bazuar në nenin 81 të Ligjit për Prokuroritë Publike, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që prokurorin publik ta shkarkojë nga pozita e tij derisa vazhdon procedura penale e iniciuar pas ankesës kundër tij.