Surprizë e madhe për njërin nga banorët e BigBrother


Shumë pak ditë ka mbetur deri te finalja e madhe.
Donaldi pas largimit të Beatrix nga shtëpia e BBV është distancuar shumë nga pjesa tjetër e banorëve duke mos marrë pjesë në diskutimet e tyre. Por debati i fortë që ka patur me Einxhel e ka distancuar edhe më tepër duke qendruar vetëm në pjesën më të madhe të kohës.

Pavarësisht afrimitetit me Beniadën dhe Monikën, ai duket mjaft i mërzitur këto ditë dhe kjo vihet re vazhdimisht. Por duket se vëllai i tij binjak, Romeo ka menduar një surprizë mjaft të bukur që nuk ka ndodhur kurrë më parë në asnjë edicion të BB por as edhe tani gjatë BBV.

Romeo paraditen e sotme shkuar në shtëpinë e Big Brother Vip me një helikopter i cili ka qendruar për disa minuta në qiell duke hedhur karafila të kuq për Donaldin. Romeo i ka dhënë mbështetje Donaldit në këto momente të vështira, por edhe banorëve të tjerë që janë ende aty.
“Ju që jeni, jeni më të mirët. Ju urojmë të gjithëve suksese. Demi i vëllait, përgjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm”, thuhet në mesazh.

Baby Boo