SuperSport merr goditje në prag të nisjes së ‘Euro2020’, Dritan Shakohoxha e br*aktis DigitAlb-in


Kur flitet për sport është e pamundur që të mos lakohet emri i moderatorit të njohur, Dritan Shakohoxhës. Prej një jete që e shikojmë në moderimin e emisioneve sportive më të rëndësishme në vendin tonë. Por në prag të nisjes së “Euro 2020” ai ka habitur të gjithë.
Shakohoxha ka vendosur që të bëjë lëvizjen e papritur në ekran. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale moderatori ka zbuluar se do t’i rithehet bazës së vjetër.

Ai do të moderojë programin sportiv në TVSH, e cila ishtë shtëpia që i dhuroi emocionet e para të moderimit.
Pas më shumë se 30 vitesh Dritani është kthyer në bazën e vjetër dhe të gjithë kanë mbetur të surprizuar nga kjo lëvizje.
Nuk dihet ende nëse lëvizja e Shakohoxhës nga DigitAlbi dhe Supersporti është e përkohshme, apo kemi të bëjmë me një zhvendosje përfundimtare te TVSH.

Baby Boo