Nga e premtja, të gjitha supermarketet, barnatoret dhe dyqanet e teknikës dhe mobiljeve do të jenë të detyruara t’i publikojnë çmimet e produkteve të tyre në faqet e tyre zyrtare në internet.
Postimet në rrjete sociale nuk do të llogariten si përmbushje e këtij detyrimi.
Ky detyrim nuk vlen për mikro-tregtarët me deri në 10 të punësuar dhe me të ardhura vjetore nën 50.000 euro. Sipas ndryshimeve të reja në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, çmimet duhet të përditësohen çdo ditë, dhe mosrespektimi i këtij rregulli do të sanksionohet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Qëllimi është të rritet transparenca, të lehtësohet krahasimi i çmimeve dhe të ndihmohet në stabilizimin e tregut.