Superman do të shfaqet si biseksual në numrin e radhës


DC Comics ka zbuluar ditën e djeshme se Superman i ri në numrin e ri që pritet të dalë më 9 nëntor, do të shfaqet si biseksual dhe do të fillojë një lidhje romantike me mikun e tij më të mirë. Këtë gjë DC e ka quajtur si një “drejtim të ri të guximshëm” për djalin e superheroit legjendar, një ndryshim që filloi në korrik në fakt kur kompania debitoi me një seri komike.

Personazhi legjendar tani do të ndërmarrë një hap tjetër të madh për t’u ndarë nga tregimi origjinal i Superman, duke u takuar me mikun e tij të ngushtë dhe që padyshim romanca mes tyre do të zërë vend qendror.

Baby Boo