SUPER LAJM/ Gjermania, merr deri në 60 mijë profesionistë nga Ballkani, përfshirë Maqedoninë


Gjermania ka publikuar të mërkurën draft-reformat për imigracionin, trajnimin e aftësive dhe promovimin e imigracionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, një përpjekje e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të mbushur mungesën e fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Evropës.

Një nga vendimet është edhe zgjatja e rregullores për punëkërkuesit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Sebia dhe Mali i Zi, shkruan Reuters.

“Me këtë, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit,” shkroi në Twitter ministri i Financave Christian Lindner pasi kabineti miratoi reformat. “Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar është i mirëpritur.”

Baby Boo