Sulmuesit e Valon Sylës nuk i binden gjykatës që të ngritën në këmbë: “Është jashtë rregullave fetare”


Të akuzuarit për sulmin brutal ndaj gazetarit Valon Syla kanë dalë para gjykatës.

Megjithatë, një debat u zhvillua pasi të akuzuarit nuk pranuan të ngritën në këmbë ashtu siç e kërkon rendi në gjykatë.

Për këtë kërkoi sqarime prokurorja e rastit, por pasi avokati tha se nuk është e rëndësishme, edhe gjykata konstatoi që të vazhdojë seanca.

Të akuzuarit kur u pyetën se përse nuk u ngritën në këmbë kur ua kërkoi gjykatësja Violeta Namani, thanë që është jashtë rregullave fetare dhe se nuk është çështje e rëndësishme, duke kërkuar që të mos humbet kohë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Baby Boo