Sulmuesi i policit në Veles në arrati, tre të arrestuar


Policia është në kërkim të njërit nga katër sulmuesit i cili sot paradite plagosi policin në Veles, para kishës “Sveti Spas” tek varrezat e qytetit. Tre sulmuesit e tjerë janë arrestuar në Stacion policor, ndërsa polici me plagë nga të shtënat është jashtë rrezikut për jetë.

Polici E.M.(46) është lënduar me pistoletën e tij zyrtare të cilën sulmuesi që është në arrati ia ka marrë dhe e ka qëlluar atë, njofton zëdhënësi i SPB – Veles, Verolub Dodevski.

Incidenti ka ndodhur derisa nëpunës policorë gjatë ushtrimit të detyrës fizikisht janë sulmuar nga katër personat. I lënduari E.M. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Velesit, ku i është dhënë ndihmë mjekësore.

Nga Spitali i përgjithshëm i Velesit njoftojnë se personi ka katër plagë nga armë zjarri në abdomen dhe një në gju dhe se është jashtë rrezikut për jetë, por për shkak të seriozitetit të plagëve është dërguar për mjekim të mëtejmë në klinikat kirurgjikale në Shkup.

Baby Boo