Sulmoi turistët spanjollë, Kokëdhima braktiset nga familjarët dhe avokati


Sulmoi turistët spanjollë, Mihal Kokëdhima do të qëndrojë në bu*rg deri në përfundim të hetimeve.

Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit në Vlorë për 51-vjeçarin, që pak ditë më parë ishte në qendër të vëmendjes së opinionit publik për shkak të incidentit të ndodhur në lokalin e tij në Qeparo.

Kokëdhima akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 51- vjeçari, i irrituar nga largimi i turistëve spanjollë nga restoranti për shkak të pakënaqësisë për shërbimin, sulmoi dhu*nshëm fugonin e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 gusht, në lokalin e tij “Panorma”, në zonën e Porto Palermos në Vlorë. Seanca në Gjykatën e Apelit në Vlorë është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe jashtë vëmendjes së medias, ndërsa trupi gjykues është përbërë nga tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Klodiana Gjyzari. Prokuror i çështjes është Kleanthi Zeka.

Ndërkohë, gjatë zhvillimit të seancës, pranë Gjykatës nuk janë parë familjarë të Kokëdhimës. Në seancën e Apelit, 51-vjeçari është mbrojtur nga avokat Gëzim Veleshnja, ndërsa studio ligjore që mbrojti Kokëdhimën në seancën e datës 18 gusht në Gjykatën e Shkallës së Parë, tashmë nuk e përfaqëson më pasi janë tërhequr nga çështja për arsye që nuk dihen.

Gjatë seancës, avokati i Kokëdhimës ka kërkuar masë sigurie më të lehtë për 51-vjeçarin Kokëdhima, me argumentin se nuk përbën rrezik për t’u larguar nga vendi si dhe për gjendjen e tij shëndetësore, pasi një ditë pas arr*estimit u dërgua me urgjencë në spital. Madje, pala mbrojtëse tha se Kokëdhima ishte gati të linte një garanci pasurore prej 3 mijë eurosh, që të hetohej jashtë qelisë së parabu*rgimit.

Por, Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke lënë në bu*rg pa afat 51- vjeçarin Kokëdhima. Ky i fundit pret tashmë vijimin e hetimeve, ndërkohë që lokali i tij “Panorma” në Porto Palermo, vend në të cilin nisi edhe konflikti me turistët spanjollë, është shembur pas një aksioni të IKMT-së. Lokali ishte ndërtuar prej 15 vitesh, ndërsa ndodhej në proces legalizimi.

Por, videoja ku Kokëdhima shfaqej duke sulmuar turistët bëri xhiron në mediat botërore, duke sjellë përveç arr*estimit të tij, edhe shembjen e restorantit me procedura të përshpejtuara pasi ALUIZNI e skualifikoi nga procesi i legalizimit.

Turistët ka Spanja ishin familjarë të miliarderit Eugenio Galdon, 69 vjeç. Ai është një emër i njohur në Spanjë, pasi ka themeluar një kompani të njohur, e cila në vitin 2014 u shit për mbi 7 miliardë euro, ndërsa renditet personi i 139-të më i pasur në Spanjë.

Baby Boo