Sulmohet një vajzë dhjetëvjeçare me thikë në Tetovë


Një vajzë 10-të vjeçare është sulmuar me thikë dje në Tetovë në afërsi të ndërtesës në të cilën ka jetuar, kumtoi MPB-ja.

Rastin në polici e ka denoncuar babai i vajzës, i cili ka thënë se dje rreth orës 17, vajza e tij 10- vjeçare, në afërsi të ndërtesës në të cilën kanë jetuar është sulmuar nga një person mashkull, i cili i është afruar dhe me thikë i ka shkaktuar disa prerje. Pasi që sulmuesi është goditur nga vajza, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Personi i njëjtë, sipas thënieve të vajzës edhe para dy ditëve e ka sulmuar në shtëpi, ku pa u vërejtur ky hyrë dhe e ka prekur nëpër trup. Pas ndërmarrjeve të marra në stacionin e policisë Tetovë, është arrestuar M.B. (33) nga Tetova, i cili dyshohet se e ka sulmuar vajzën dhe nga i cili është marrë një thikë gjahu me këllëf. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Baby Boo