Sulmohet një policë në Shtip


Policë dje në rrugën “Kiril dhe Metodij” në Shtip kanë hetuar veturën e tipit “reno kango” me targa nga Shtipi të Z.Sh. nga Shtipi, e cila është e lajmëruar si e zhdukur, transmeton Almakos.

Pastaj në njërën prej tavolinave të hamburgerisë është parë personi B.H.J.(38) nga Shtipi i cili paraprakisht e ka drejtuar veturën.

Policët kanë tentuar që ta identifikojnë hajnin, por ai fizikisht i ka sulmuar. B.H.J. ka përfunduar në Stacionin Policor në Shtip, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të tërësishëm të rastit do të vijoje padi adekuate penale./Almakos

Baby Boo