Sulmohet një polic në Tetovë


Tetovë, 25 qershor – Një polic është sulmuar fizikisht dje në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë gjatë kryerjes së detyrës kur merrte një automobil të parkuar në mënyrë të parregullt së bashku me ekipin e ndërmarrjes komunale për parking të qytetit. Incidenti ka ndodhur rreth orës 16:30. ndërsa pas sulmit është arrestuar sulmuesi N.S. (29) nga Shemshova.

“Personi N.S (29) nga Shemshova është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, kumtuan nga SPB Tetovë.

Polici gjatë sulmit ka marrë edhe lëndime trupore për çka është mbajtur në mjekim në Spitalin Klinik të Tetovës.

Brenda dy muajve ky është sulmi i dytë ndaj një polici në Tetovë. Më 30 prill një banor 49 vjeçar i Tetovës përfundoi në stacionin policor për tu marrë në pyetje pasi në rrugën “Ilindenska” në Tetovë së pari ka refuzuar që të legjitimohet, e pastaj edhe ka filluar të ikë. Pasi ishte kapur, J.S. fizikisht ka sulmuar një nga nëpunësit e policisë. Personi pastaj është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor në Tetovë.

Në evidentimin statistikor të SPB Tetovë vërehen rreth 40 sulme për vitin 2018.

Baby Boo