Në stacionin e autobusit në bulevardin “Kërste Misirkov” në Shkup dje rreth orës 13:00, një djalë 15 vjeçar nga fshati Haraçinë, rrethina e Shkupit, fizikisht është sulmuar nga një adoleshent tjetër nga Haraçina, nxënës në shkollën e mesme “Zef Lush Marku”.
Derisa priste autobus, kumtoi sot MPB-ja, 15 vjeçari fizikisht është sulmuar dhe me thikë i janë shkaktuar dy plagë me thikë në pjesën e krahut të majë dhe në mes. Djali i lënduar është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe është mbajtur në mjekim të mëtutjeshëm. Merren masa për zbardhjen e rastit./PC