Sulmohet me mjet shpërthyes objekti i komunës në Mitrovicë të Veriut


Mbrëmë në orët e vona është sulmuar është sulmuar me mjet shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës, nga persona deri më tani të panjohur.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërkohë që dy vetura zyrtare të policisë janë dëmtuar.

“Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Në konsultim me prokurorin kompetent është inciuar rasti “Kryerja e veprës terroriste”. /21Medi

Baby Boo