Sulmohet me dronë Moska, goditen dy ndërtesa në kryeqytetin rus

Rusia ka akuzuar Ukrainën se qëndron pas një sulmi me dron që dëmtoi të paktën dy ndërtesa në kryeqytetin e Moskës mëngjesin e kësaj të hëne.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri me dije se mundi të rrëzonte dy dronë, duke shtuar se si pasojë e sulmit nuk pati viktima.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tass raportoi se një dron ra pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Zyrtarët ukrainas ende nuk kanë komentuar rastin, por ata rrallë marrin përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë.

Sulme me dronë pati dhe në një lagje të Krimesë – gadishullin jugor ukrainas të aneksuar nga Moska në vitin 2014.

Kreu rajonal i emëruar nga Kremlini, Sergei Aksenov tha se një depo municioni u godit në zonën veriore të Dzhankoi dhe banorëve të fshatrave aty pranë iu tha të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Aksenov nuk raportoi për viktima.

Ndërkohë, Ukraina tha se katër persona u plagosën dhe një hangar drithi u shkatërrua nga sulmet e Rusisë në rajonin e saj jugor të Odesës. Ai tha se infrastruktura portuale e vendit në Danub ishte në shënjestër të forcave ushtarake ruse.

Rusia ka nisur sulme thuajse të vazhdueshme në rajonin e Odesës – ku ndodhen portet kryesore të Ukrainës në Detin e Zi – që kur Rusia u tërhoq nga një marrëveshje historike e grurit javën e kaluar.

Baby Boo