Sulmohet kantina e njohur në Spanjë, derdhen në tokë 60 mijë litra verë me vlerë 2 milionë euro


Një dëm 2 milionë euro i është shkaktuar një kantine vere në Spanjë. Jo prej grabitësve siç jemi mësuar të ndodhë rëndom, por prej faktit se dashakeqësi hyri në qilar dhe zbrazi depozitat që përmbanin 60 mijë litra verë Horcajo dhe Malabrigo, një shishe prej të cilave shitet për 90 dollarë.

Lëvizjet e burrit ende të paidentifikuar, i cili sabotoi punishten e famshme të verës në Valladolid të Spanjës, duke hapur rubinetet e cisternave, janë regjistruar nga një kamerë sigurie.

I maskuar me kapuç, ai duket të ketë njohuri të specializuara të nevojshme për të sabotuar kantinë Cepa 21, e cila ndodhet në zonën Castillo de Duero.

Nga 60,000 litra verë që përfundoi në kanalizime, 20,000 ishin të varietit Horcajo dhe ishin të vjelave të këtij viti, ndërsa 40,000 ishin 1/3 e stoqeve nga varieteti Malabrigo.

Sipas pronarit të kantinës, qëllimi i autorit ka qenë që të dëmtojë biznesin nga ambientet e të cilit nuk është vjedhur asgjë.

Baby Boo