Sulmohet fizikisht tetovari nga 3 persona të panjohur


Më datë 29.07.2018 në ora 09.30, 32 vjeçari G.A. nga Tetova ka denoncuar se më 28.07.2018, rrethë orës 22 e 45 minuta, deri sa ka qëndruar së bashku me shoqen e tij, në një objekt hotelerik në rrugën ,,JNA,, në Tetovë, tre persona të panjohur kanë filluar ta fyejnë shoqen e tij, pasi që G.A. ka reaguar, ka filluar një zënkë verbale mesë tij, dhe personave, ku njëri prej tyre edhe fizikisht e ka sulmuar, me grusht në pjesën e kokës, dhe më pas edhe ka përdorur thikë duke i shkaktuar plagë në shpatullën e majtë.

Pas denoncimit të rastit, menjëherë kanë mbëritur pjestarët e policisë, dhe kanë reaguar duke identifikuar personin R.I. 19 vjeç nga fshati Trebosh i Tetovës i cili me thikë e ka sulmuar personin G.A. Sulmuesi është arestuar në Stacionin policorë Tetovë ndërsa personi G.A. ndihmë mjeksore ka kërkuar në Spitalin klinik të Tetovës.

Meren të gjitha masat, dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit.

Baby Boo