Sulmi terrorist në Londër, momenti kur policia qëllon mbi agresorin


Një burrë ende i pa identifikuar është vrarë në Londër pasditen e sotme. Ai ishte i armatosur me një thikë të madhe dhe para se të qëllohej për vdekje nga policia, kishte plagosur me të disa persona në rrugë.
Ndërkohë kalimtarët e rastit kanë filmuar edhe momentin kur policë civil qëllojnë mbi terroristin duke e lënë të vdekur mbi trotuar.
Brenda pak sekondash zona mbushet me forca të shumta policie. Ndryshe nga sulmet e tjera terroriste në Londër policia metropolitane dha informacion të shpejtë duke e cilësuar ngjarjen si akt terrorist. Kjo pasi në rrjetet sociale vetëm pak momente nga ekzekutimi agresorit nisi shpërndarja e videove nga vendngjarja.
Sakaq Sky news duke i referuar burimeve policore thotë se kjo ngjarje është me prapavijë terroriste frymëzuar nga Islami radikal.

Baby Boo