Sulmi në Zelandën e Re, Mogerini: Këto janë sulme ndaj lirisë së besimit dhe të shprehjes


Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini, në emër të BE-së, i dënoi sulmet makaber ne Zelande dhe i dërgoi ngushëllime dhe i ofroi përkrahje popullit dhe autoriteteve të këtij vendi.

“BE-ja shpreh ngushëllim të thellë për familjet dhe miqtë e viktimave të të dy sulmeve që ndodhën sot në Krajastçërç, Zelanda e Re. Jemi tërësisht të bashkuar me qytetarët dhe autoritetet e Zelandës së Re në këtë kohë mjaft të vështirë dhe ne jemi të gatshëm që në çfarëdo lloj mënyre, të inkuadrohemi dhe ta përforcojmë bashkëpunimin tonë në luftën kundër fenomeneve negative ”, tha Mogerini.

Ajo vlerësoi se sulmet ndaj kulteve fetare, janë në thelb sulme ndaj atyre që e vlerësojnë diversitetin dhe lirinë e fesë dhe të shprehjes.

“Të tilla vepra e përforcojnë vendosmërinë tonë që së bashku me të gjithë komunitetin ndërkombëtar t’i zgjidhim sfidat globale të ektremiteteve fetare dhe të urrejtjes”, konkludoi Mogerini.

Baby Boo