Sulmi në Kramatorsk i merr jetën katër të miturve, në njërën raketë shkruhej në rusisht ‘për fëmijët’


Sulmi me raketa i ditës së sotme në Kramatorsk i ka kushtuar jetën mbi 30 personave ndër të cilët katër ishin fëmijë.

Sulmi ndodhi në orën 10:30 dhe nuk dihen ende detajet nëse raketa ka shpërthyer në ajër apo është rrëzuar nga sistemi raketor në atë vendodhje.

Mbetjet e njërës prej raketave të hedhura pranë stacionit Kramatorsk duket se kanë fjalët “për fëmijët” të shkruara në rusisht.

Fraza – “za detei” në rusisht – domethënë se është qëlluar në mbështetje të fëmijëve. Zyrtarët ukrainas thonë se sulmi i stacionit hekurudhor në Kramatorsk ka vrarë të paktën 39 persona, përfshirë katër fëmijë.

Stacioni po përdorej për evakuimin e civilëve nga rajoni Donbas në Ukrainën lindore, ku luftimet janë intensifikuar ditët e fundit.

Baby Boo