Sulmi ndaj Lalës, reagon ashpër Ambasada Amerikane


Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala ka shkkatuar shumë reagime në media dhe politikë.

Këtë herë ka qenë Ambasada Amerikaneqë ka dënuar ashpër këtë veprim.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj. Ne nxisim autoritetet shqiptare të kryejnë një hetim tërësor dhe transparent për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë. Si gazetare, Klodiana ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbulimin e reformës në drejtësi, çështjeve të gjyqësorit dhe veprimtarisë kriminale. Fakti që ajo u vu në shënjestër demonstron rëndësinë e punës së saj – sjellja e së vërtetës tek populli shqiptar.

Një media e pavarur është frymëmarrja e një demokracie të fortë. Akte frikacake si ky tregojnë se kriminelët kanë frikë sa më shumë Shqipëria i afrohet një drejtësie të vërtetë”, thuhet në reagimn i ambasadës amerikane në Tiranë.

Baby Boo