Sulmi i armatosur në SHBA, të paktën 5 të vdekur


Si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj zyrave të një gazete lokale në Maryland të SHBA-ve, të paktën 5 persona kanë humbën jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftohet se një sulm i armatosur është kryer ndaj zyrave të gazetës lokale “Capital Gazette” në rajonin Annapolis, i cili ndodhet në një largësi 1 orë nga Washingtoni në SHBA.

Shefi i policisë që kryen hetimin, William Krampf, ka njoftuar se në sulm kanë humbur jetën të paktën 5 persona. Ky sulm është regjistruar si një prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë e SHBA-ve që ka patur në objektiv median.

Po ashtu edhe zyrtari i policisë, Steve Schuh, ka bërë të ditur se është arrestuar dhe po hetohet një person për të cilin dyshohet se është agresori.

Përcaktohet identiteti i të dyshuarit

Tre zyrtarë të policisë të cilët nuk dëshirojnë identifikimin në median amerikane kanë njoftuar se i dyshuari është 38 vjeçari Jarrod Ramos.

Është informuar se agresori është një mashkull me ngjyrë të bardhë dhe se ai ka pastruar shenjat e gishtave në vendin e ngjarjes, por se policia e ka kapur të dyshuarin duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se i dyshuari pasi ka hyrë në dhomën e lajmeve ka qëlluar mbi punonjësit e gazetës duke përfshirë edhe redaktorin e lajmeve.

Phil Davis, një prej punonjësve gazetarë menjëherë pas sulmit nga llogaria e tij në Twitter kishte publikuar mesazhin: “Një agresor hapi zjarr ndaj shumë personave në zyrën tonë, disa kanë vdekur”.

Pas sulmit edhe presidenti amerikan, Donald Trump, në Twitter ka postuar mesazhin: “Kam marrë informacion në lidhje me sulmin në Annapolis. Lutjet dhe mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Shpreh falënderimet për autoritetet që kanë kryer ndërhyrjen e parë në ngjarje”.

Baby Boo