Su*lmet Ruse, Dua Lipa na këshillon si të përkrahim Ukrainën

Dua Lipa arrives at the Billboard Music Awards at the MGM Grand Garden Arena on Sunday, May 20, 2018, in Las Vegas. (Photo by Jordan Strauss/Invision/AP)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë një zë i fuqishëm kur bëhet fjalë për ngjarjet e mëdha që ndodhin përreth botës.

Ajo së fundmi ka bërë një postim në lidhje me su*lmet ruse në Ukrainë, duke treguar disa mënyra për të përkrahur këtë të fundit. Krijuesja e hitit “Levitating” tregon se do ta bëjë përmes platformës Service95, e cila hyri në treg në fillim të këtij shkurti.

“Përderisa Ukraina lu*fton kundër ushtrisë pushtuese të Putinit, e tërë bota dëshiron të mbështesë lu*ftën e këtij vendi të guximshëm për liri dhe demokraci”, tha Lipa.

“Edhe ne në Service 95 duam të ndihmojmë, kjo është arsyeja se përse ne po ndajmë disa mënyrë për të mbështetur përpjekjet humanitare, për të ndihmuar me furnizime mjekësore dhe për fushatën e ushtrisë ukrainase”, ka thënë më tej ajo.

26-vjeçarja ka shpërndarë ‘link’-un në InstaStory, me anë të të cilës mund të ofrohet ndihmë. Krahas Duas, të shumtë kanë qenë yjet botërorë që kanë shfaqur mbështetjen e tyre për Ukrainën në forma të ndryshme. Ryan Reynolds dhe Blake Lively u bë e ditur se do të dhurojnë një milion dollarë për refugjatët ukrainas.

Baby Boo