Sulm terrorist në Paris, një i vdekur dhe dy të plagosur


Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në një lagje të Parisit.

Një burim policor tha për Reuters se sulmuesi është neutralizuar nga forcat e sigurisë.

Mediat franceze raportojnë se sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar”.

Ngjarja ndodhi këtë të enjten në mëngjes, kur nga një sulm me thikë ka lënë të paktën një të vdekur dhe dy të plagosur në një rrugë të Trappes (Yvelines).

Sipas informacionit nga BFMTV, sulmuesi, i lindur në vitin 1982, u dënua disa vjet më parë për lidhje terroriste./Pacensure

Baby Boo