Sulm ndaj shpërndarësve të drogës në Strugë, nën dyshim edhe drejtori i burgut

Aksion kundër shpërndarësve të drogës dhe kontingjenteve të krimit në Strugë, ka rezultuar me spastrimin e vetë strukturave në polici dhe drejtësi, të korruptuara dhe mbështetëse të krimit.

Baby Shop Charli

Sipas informatave të para të ALSAT, nga një operacion në Livadhi dhe në Strugë, disa persona janë shoqëruar, dhe thuhet se një prej tyre është edhe drejtori i burgut të Strugës. Armend Shaqiri, sipas dyshimeve të para, jo vetëm që ka shpërdoruar detyrën duke lënë në liri dy shpërndarës droge, por dyshohet se me persona të tjerë i ka mbështetur ata me logjistikë për veprimtarinë e jashtëligjshme.

Një inspektor policie është gjithashtu nën dyshim. Informacionet flasin se në pranga është edhe një person me inicialet R. K i gjykuar për droge me rreth 200 kg.

Ende nuk ka informata zyrtare dhe burimet tona flasin se operacioni vazhdon ende.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors