Sulm me thikë në një park lojrash në Francë, plagosen 8 fëmijë


Tetë fëmijë të vegjël dhe një i rritur janë plagosur nga një 32-vjeçar në një park lojrash në qytetin francez Annecy.

“Disa persona, mes tyre edhe fëmijë, u plagosën nga një person i armatosur me thikë në një shesh në Annecy. Agresori u arrestua falë ndërhyrjes shumë të shpejtë të policisë”, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm Gérald Darmanin.

Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze i arrestuari është një azilkërkues sirian ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.

Në Asamblenë Kombëtare të Francës është mbajtur një minutë heshtje nga deputetët.

(https://inboundrem.com/)

Baby Boo