Sulm me thikë ndaj refugjatëve në SHBA, 9 të plagosur


Nëntë refugjatë, përfshirë gjashtë fëmijë, janë lënduar në një sulm me thikë ndaj tyre në shtetin Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefi policor i qytetit Boise, William Bones, tha se refugjatët e ardhur nga Siria, Iraku dhe Etiopia të vendosur në këtë qytet ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e një fëmije trevjeçar në kohën kur ndodhi sulmi.

Bones theksoi se agresori ka hyrë në banesë dhe ka plagosur nëntë persona me thikë, në mesin e të cilëve gjendeshin fëmijë të moshës 3, 4, 6, 8 dhe 12-vjeçare.

Ai shtoi se gjendja e katër prej të plagosurve të hospitalizuar është serioze dhe se agresori është arrestuar.

Policia e identifikoi agresorin si 30-vjeçari amerikan Timmy Earl Kinner, i cili jetonte në ndërtesën e njëjtë dhe kishte regjistër kriminal.

Baby Boo