Sulm me raketahedhëse në Mykolaiv


Sot është dita e 12 e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe nisi sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.

Përmbledhje e ngjarjeve kryesore:

Ditën e sotme pritet të mbahet raundi i tretë i bisedimeve dypalëshe Ukrainë-Rusi.
Mykolaiv sulmohet në orët e para të mëngjesit të së hënës me raketahedhëse
Të paktën tre qytetarë, një nënë dhe dy fëmijë, humbën jetën teksa përpiqeshin të evakuoheshin nga Irpini, pranë Kievit.
Ukraina dhe Rusia pritet të bisedojnë të hënën për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare, ndërkohë që vijojnë akuzat e ndërsjella mbi shkeljen e armëpushimit të së dielës.
Të paktën 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, prej të cilëve rreth 1 milion në Poloni, që prej fillimit të pushtimit rus, raporton OKB.
Zelensky kritikon shtetet e Perëndimit, thotë se sulmet agresive të Rusisë tregojnë se sanskionet nuk janë të mjaftueshme.
Shërbimet e Inteligjencës paralajmërojnë se Rusia do të shtojë agrisivitetin e sulmeve në përpjekje për të marrë nën kontroll Kievin.
08:09 – Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë

Papa Françesku hodhi poshtë të dielën pretendimin e Rusisë, se po kryen “operacione ushtarake speciale” në Ukrainë.

07:28 – 211 shkolla të shkatërruara në 11 ditë, deklaron ministri arsimit

Ministri Arsimit në Ukrainë, Serhiy Shkarlet, ka treguar se bilanci i shkollave të shkatërruara nga bombardimet e Rusisë ka shkuar në 211.

“Tashmë janë 211 shkolla, disa prej të cilave janë shkatërruar plotësisht, disa janë dëmtuar”, tha ministri në një konferencë për media.

Baby Boo