Sulejmani: Tetova është 90% shumicë shqiptare, kujt i pengon flamuri shqiptar tek inspektoriati


Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka qenë gjithnjë problem më vete. Sot u dëshmua se ky problem vazhdon të jetë aktiv edhe në një qytet si Tetova me shumicë shqiptare. Flamuri i cili u vendos për festat e nëntorit në objektin e ish Radio Tetovës, ku tash janë vendosur Inspektoriati Komunal dhe disa zyra të Sektorit të Arsimit në Komunën e Tetovës, është pengesë për komunitetin pakicë në Tetovë. Ky frustim ka shkuar deri aty saqë rastin e kanë denoncuar deri në Policinë e Tetovës.Drejtori i Inspektoriatit Komunal, Sadat Sulejmani sqaron opinionin se është e pakuptimtë prezenca e policisë në këtë rast dhe pak rëndësi ka çështja a do të hiqet flamuri apo jo, e rëndësishmja është se duhe të dimë kujt realisht i pengon flamuri kombëtar shqiptarë në një qytet si Tetova me 90% shumicë shqiptare. Ai bën thirrje që mos nxitet urrejtje nacionale dhe mos shfrytëzojnë situata nga panika për humbjen e zgjedhjeve.

Baby Boo