Sukses i madh i shkollës së futbollit “Albarsa” nga Shkupi


Shkolla e futbollit Albarsa nga Shkupi e themeluar në vitin 2010 nën udhëheqjen e menaxherit të licencuar dhe trajnerit, Meriton Berisha, tërhjek vëmendjen e krejt sportdashësve në Maqedoni.

Ndonëse në vitin garues 2017/18 ajo garoi në ligat zyrtare pranë FFM me vetëm tre kategori ajo në gjithsej dy arriti rezultate kulmore.

Me gjeneratën e çunave të lindur 2007, kategoria U11 fitoi vendin e tretë në nivel shtetëror kurse me gjeneratën e 2006, U12, edhe mbrojti titullin kampion që e fitoi edhe vitin e kaluar.

Krahas kësaj Albarsa mori për së dyti shpërblimin portieri më i mirë në kategorinë e 2006 kurse dy vjet me rradhë kishte marrë në të njejtën kategori edhe golashënuesin më të mirë.

Ky sukses, dy nga gjithsej tre, është sukses i rrallë dhe me këtë Albarsa lë pas klube dhe akademi që kan pas vete sponzorë dhe pronarë të mëdhenj komercial me krejt kushtet e nevojshme.

Shumë nga këto kushte mungojnë te Albarsa, por ajo që shihet se nuk mungon është puna e vyeshme e drejtuesit, vullneti dhe talenti i antarëve të rinj në gjitha kategoritë garuese.

Baby Boo