Sugarevski: Hapet tender i ri për subvencionimin e avio-kompanive


Në fund të muajit pritet të hapet tender për subvencionimin e avio kompanive me çmime të ulta.

Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski sot deklaroi se subvencionimi vazhdon dhe se angazhimi për më shumë linja, do të drejtohen kah aeroporti i Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Do të mund të paraqiten gjithë kompanitë që janë të interesuara që do të thotë se subvencionimi i kompanive me çmime të ulta do të drejtohen kah aeroporti i Ohrit, theksoi Sugarevski.

Ai nuk donte të tregojë më shumë detaje rreth kritereve në tender, por pritet që të bëhen përmirësime të modelit për subvencionim.

Këtë muaj skadon marrëveshja për subvencionim i nënshkruar me avio-kompaninë me çmim të ulët “Wizzair”.

Baby Boo