Suedia vendos të dëbojë personin që dogji Kuranin, Salwan Momika


Autoritetet suedeze kanë vendosur që pas skadimit të lejes së punës dhe qëndrimit, të deportohet irakiani Salwan Momika, i cili ka kryer provokime duke djegur Kuranin në Suedi muajt e fundit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i shtypit i Zyrës së Emigracionit Jesper Tengroth tha në një deklaratë për kanalin “TV4” se Momika ka një leje pune dhe qëndrimi deri më 16 prill 2024.

Duke u shprehur se këtë vendim e morën për shkak të një deklarate të rreme të Momikës, Tengroth tha: “Kemi zbuluar deklaratat e rreme të personit në aplikimin për vizë për leje qëndrimi dhe leje pune dhe për këtë arsye vendosëm ta deportojmë. Personit i ndalohet hyrja në Suedi për 5 vjet”, tha ai.

Momika pritet të apelojë vendimin e dëbimit dhe ta çojë çështjen në Gjykatën e Emigracionit.

Ndryshe, Momika këtë vit disa herë ka bërë provokim duke djegur dhe përdhosur Kuranin nën mbrojtjen e policisë.

Baby Boo