Suedi, persona të maskuar i vunë zja*rrin shkollës ku arsimoheshin fëmijët muslimanë


Shkolla private “Alsalamskolan” ku arsimoheshin fëmijët muslimanë në qytetin Örebro të Suedisë është përfshirë nga zj*arri.
Drejtori i shkollës, Hussein Aldaodi në një deklaratë për televizionin shtetëror suedez STV tha se në pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar dy persona që i kanë vënë zj*arrin shkollës dhe se këto pamje i janë dorëzuar policisë.

“Në pamje shihet se dy persona të ma*skuar thyejnë xhamin në katin e poshtëm të shkollës dhe hedhin brenda saj lëndë dje*gëse. Ngushëllimi ynë i vetëm është që në shkollë nuk ishte askush për shkak se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit”, tha Aldaodi.
Policia kreu inspektimet në shkollë dhe filloi hetime lidhur me incidentin.

Baby Boo