Subvecionet për një litër qumësht delje dhe dhie shkon deri më kaq denarë

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë zgjedhjeve parlamentare (dhjetor 2016), se mbështetja financiare për qumështin e deles dhe dhisë në industrinë e përpunimit do të rritet në 4 denarë për litër, është realizuar.

Baby Boo Tinex

Ky premtim i socialdemokratëve është theksuar edhe në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë” (faqe 223).

Me pesë prill të këtij viti (2018) Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillim rural (AMFBZHR) njoftoi prodhuesit e qumështit se ka filluar afati për parashtrimin e kërkesës për pagesa të drejtpërdrejta për qumështin e prodhuat dhe të shitur të deles, dhisë dhe lopës në periudhën prej tetorit deri në dhjetor të vitit 2017 dhe do të zgjas deri me 16 maj (2018).

Lartësia e mbështetjes arrin 4 denarë për litër të qumështit të deles dhe dhisë dhe 3,5 denarë për qumështin e lopës. Kërkesat parashtrohen me rrugë elektronike në njësit rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit kur janë të regjistruara kompanitë bujqësore.

Komunikata u publikua edhe në ueb-faqen e AMFBZHR-së dhe në mediume.

Në fillim të majit AMFBZHR informoi se afati për aplikim për subvencione për një litër qumësht të shitur në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2017, në vend që të jetë deri me 16 maj, do të vazhdojë deri me 23 maj. Dhe ky njoftim u publikua edhe në ueb-faqen e AMFBRZH-së dhe në mediume.

Me 01.06.2018 ministri Lubço Nikollovski tha:

Për prodhim të qumështit cilësor, MBPU ndërmori hapa konkret. Përmes Programit për mbështetje financiare vjetore, këtë vit subvencionet janë 3,5 denarë për një litër qumësht lope të shitur dhe katër denarë për litër për qumësht të thatë shitur të deles dhe dhisë me kapacitet përpunues. (Ljupço Nikollovski).

Me një qershor *2018) nga njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Koçan informojë prodhuesit e qumështit ka filluar afati për paraqitje për subvencionet e qumështit të shitur të lopës, deles dhe dhisë me kapacitet përpunues për katër muajt e parë të këtij viti (2018).

Mund të aplikojnë të gjithë ato të kanë shitur qumësht për katër muajt e parë të vitit 2018. Parashtruesit është e rëndësishme që me vete të sjellin të gjithë shënimet e shitjes me kapacitet përpunues ku kanë shitur qumësht. Të rikujtojmë se subvencioni që kanë bazë shitjen e qumështit të lopës është 3,5 denarë, ndërsa 4 denarë për qumështin e shitur të deles dhe dhisë – Goranço Milladinovski, udhëheqës i NJR të MBPU Koçan.

Duke pasur parasysh të gjithë informacionet e prezantuar në mediume, si dhe në ueb-faqen e AMFBZHR-së këtë premtim zgjedhor i LSDM-së e vlerësojmë si të realizuar.

Burimi: Vërtetmatesi

Restorant Lumare