Suad Murati kandidat si bartës liste për këshilltarë nga radhët e LSDM-së në Zhelinë


Suad Murati sot ka lajmëruar se është përzgjedhur kandidat si bartës liste për këshilltarë, nga radhët e LSDM-së në Zhelinë.
Ai në profilin e tij në Facebook shkruan:

Të dashur qytetarë të Komunës së Zhelinës,
Më lejoni sot këtu para jush të shpalli kandidaturën time si bartës i listës për këshilltarë nga rradhët e LSDM-së në Komunën e Zhelinës,
Unë nga sot ju informoj se me platformën tonë “Më e mira për komunën tonë” me një përkrahje maksimale nga lideri ynë njëkohësisht Kryeministri i RMV-së Zoran Zaev.

Ne zotohemi se do e bëjmë realitet programën tonë gjatë mandatit katër vjeçar me kontributin tonë në këshillin e komunës së Zhelinës.
Andaj, nga këtu informojmë opinionin e gjërë që në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor kërkojmë përkrahjen e qytetarëve të komunës së Zhelinës të përkrahin platformën e LSDM-së.

Baby Boo