Stuhia e paralajmëruar nga “Severe Weather” mbërrin në Kroaci dhe Slloveni, dhjetëra pemë të rrëzuara, ndërprehet energjia elektike


Stuhia e paralajmëruar ditën e sotme nga “Severe Ëeather” tashmë ka mbërritur në Kroaci .

Në Slloveni veçse ka filluar stuhia e cila ka rrëzuar pemë e ka dëmtuar makina dhe po ashtu ka ndërprerë energjinë elektrike.

E gjithë Kroacia të enjten do të goditet nga moti i keq, dhe sipas njoftimeve, më e keqja do të jetë në Adriatik.

Pas valës së të nxehtit që goditi tërë pjesën juglindore të Evropës dhe Turqisë, sipas ekspertëve të kësaj agjencie, mot i ndryshueshëm do të përcjell disa vende të Ballkanit, ku do të përfundojë me stuhi deri në Greqi.

Baby Boo