Studimi: Po ndryshojnë zjarret në Evropë, Ballkani më i rrezikuari


Termometri në disa pjesë të Europës ka nisur të shënojë mbi 40 gradë Celsius, duke nxitur shpërthimin e zjarreve pyjore në Portugali e Spanjë.

300 zjarrfikës spanjollë, të mbështetur nga 17 avionë cisterne e helikopterë, kanë luftuar më flakët që shkrumbuan 2.500 hektarë tokë në rajonin lindor të Extremadura.

Kryeministri Pedro Sanchez premtoi shtim forcash e burimesh në luftën kundër zjarreve, që siç tha, po ushqehen nga emergjenca klimatike nëpër të cilën po kalon planeti sot.

Të enjten, temperature ne Seville të Spanjës pritet të mbërrijë 44 gradë Celsius, e gjatë fundjavës të rritet edhe më shumë.

E ngjashme situata dhe në Portugalinë fqinjë, ku ekipe të shuma zjarrfikësve po përballen me vatra rebele flakësh në rajonin qendror Ourem.

I gjithë vendi është në një situatë alarmi që ka risjelle në kujtesë zjarret e egra pyjore të 2017-tën, që morën atëherë më shumë se 100 jetë njerëzish.

Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit dhe në Gironde të Francës, ku qindra vetë janë evakuuar, ndërsa ndërhyrja për të frenuar flakët, duket e vështirë.

“Zjarret nuk po vihen dot nën kontroll, situata nuk është e favorshme. Ato morën hov prej kushteve shumë të thata e të nxehta atmosferike, ndërsa gjatë të pasdites së djeshme pati edhe shumë erë. Flakët u përhapën me shpejtësi marramendëse, duke kërcënuar zonat e banuara, kështu që na u desh të evakuonim disa fshatra”, tha Vincent Ferrier, nënprefekt i Langon.

Një studim i fundit tregon ndryshime të paprecedente në regjimin e zjarreve në Europë, të lidhura me efektin serë.

Zonat e prekura janë në jug, ne qendër dhe në vëri të Europës, por më të mëdha për nga intensiteti, e thuajse historike, konsiderohen ato në zonën e Mesdheut.

Ballkani ndërkohë, duket se edhe këtë vit nuk është i përgatitur siç duhet për kërcënimin më të madh të verës, sezonin e zjarreve.

Në rajonet e tij malore dhe ishujt e largët, përdorimi i avionëve cisternë është dëshmuar i një rëndësie kyçe në të shkuarën.

Por duket se vetëm Greqia deri tani e ka marrë seriozisht situatën kur vlen fjala tek garantimi i asteve të tilla nga ajri, pasi flota e saj e avionëve dhe helikopterëve ujë-mbajtës e kapërcen atë të gjitha vendeve të tjera të rajonit të marra së bashku.

Baby Boo