Studimi nga Wuhan: Personat që kaluan koronavirusin edhe pas gjysmë viti …


Një studim i ri kinez ka zbuluar se 6 muaj pasi kanë mposhtur koronavirusin, pjesa më e madhe e pacientëve që kanë qenë në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndjejnë lodhje dhe kanë vështirësi për të fjetur gjumë.

Studimi përfshiu më shumë se 1700 pacientë që janë trajtuar në spitalin kinez në Wuhan, ku të paktën 76% e pacientëve vuajnë ende një simptomë të sëmundjes. Studimi u publikua të premten në gazetën “The Lancet”, ku thuhet se lodhja dhe vështirësia për të fjetur gjumë janë ndër simptomat më të zakonshme të post Covid-19.

Sëmundja mund të ketë edhe komplikacione afatgjata nga ana psikologjike, të cilat përfshijnë ankthin dhe depresonin në 23% të pacientëve. Studiuesit shtuan se pacientët që kanë qenë në gjendje kritike, vazhdojnë të kenë shenja të dëmeve në mushkëri.

“Sepse Covid-19 është sëmundje e re, ne jemi ende në fillim për të kuptuar efektet afatgjata te pacientët. Analiza jonë thotë se pjesa më e madhe e pacientëve vazhdojnë të jetojnë me disa efekte të virusit pasi kanë lënë spitalin dhe kanë nevojë për shërbim mjekësor, sidomos ata që kanë përjetuar formën e rëndë të virusit”, tha në një deklaratë mjeku Bin Cao, i cili drejtoi studimin.

Baby Boo