Studimi i ri: Koronavirusi nuk mbijeton në det


Koronavirusi nuk mbijeton në ujin e detit. Ky lajmi i mirë, vjen në prag të sezonit veror, nga shkencëtarët e Institutit kërkimor francez “Ifremer”.

Hulumtuesit studiuan midhjet bashkë me kampionë uji të detit të marra nga zona të ndryshme në Francë. Mes 21 molusqeve të analizuara, nuk u gjend asnjë gjurmë e koronavirusit.

E njëjta gjë edhe për ujin e detit, ku nuk u verifikua prezenca e virusit.

“Edhe pse nuk mund të flasim me bindje të plotë për të gjithë molusqet dhe ujërat detar të Francës, mungesa e gjurmëve të Covid-19 në studimin tonë është një lajm i mirë”, shpjegojnë shkencëtarët e institutit kërkimor.

Baby Boo