Studimi: Antitrupat e koronavirusit zgjasin të paktën 6 muaj pas infektimit


Antitrupat e koronavirusit zgjasin të paktën gjashtë muaj pas infektimit për shumicën e njerëzve që kanë pasur virusin, sipas një studimi të ri.
Sipas studiuesve 99% e pjesëmarrësve të cilët kishin rezultuar pozitivë me koronavirus kishin antitrupa koronavirus për tre muaj pasi ishin infektuar, ndërsa 88% e tyre plot për gjashtë muaj.

Hulumtimi nga UK Biobank zbuloi gjithashtu se 8.8% e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar ishin infektuar deri në dhjetor 2020, duke u rritur deri në 12.4% në Londër dhe deri në 5.5% në Skoci.
Studiuesit matën nivelet e infeksionit në grupe të ndryshme të popullsisë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, si dhe sa zgjasin antitrupat tek ata që ishin të infektuar.

Shefi shkencëtar i Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, Profesor Naomi Allen, tha: “Ky studim i rëndësishëm ka zbuluar se shumica dërrmuese e njerëzve mbajnë antitrupa të zbulueshëm për të paktën gjashtë muaj pas infektimit me koronavirusin. Megjithëse nuk mund të jemi të sigurt se si kjo lidhet me imunitetin, rezultatet tregojnë që njerëzit mund të mbrohen nga infeksioni pasues për të paktën gjashtë muaj pas infeksionit natyror. Studimi për një kohë më të gjatë do të na lejojë të përcaktojmë se sa gjatë mund të zgjasë një mbrojtje e tillë”.

Baby Boo