Studentja e Juridikut e denoncon publikisht një djalë që s’po e lë rehat, ia publikon edhe fotot


Një studente ka zgjedhur Facebook’un për të denoncuar një person i cili thotë se po e përndjek prej kohësh. A.M. thotë se ‘përcoll’ nga një djalë i cili disa herë e ka ndjek në rrugë e i cili po i kërkon ‘me u njoftu familjarisht’. Thotë se ka kërkuar ndihmën e policisë por se aty nuk ka gjetur mbështetje.

“Sot paradite pata pune n’fakultetin juridik dhe e pashe qe m’percjellke ni person, i cili edhe disa here te tjera mka ndal n’rruge. Personi ne fjale, t’cilin une nuk e njoh, qe dy-tri here po kembengule qe une me dal me to e mu njoftu familjarisht. Kuptohet qe i kam tregu qe sjam e interesume. Sot, perderisa po ngjitesha ne katin e trete, filloi me vrapu deri sa m’zuni, e m’tha ‘ti cike, qysh po ia lidhim kryte ksaj pune une e ti’. Une i bertita edhe i kerkova me m’lon rahat se perndryshe ia thrras policine. Meqe e kercnova, filloi me m’sha, me m’kercnu e me mu afru deri ne piken qe u detyrova me e kap ni karrige per me ia mshu nese vjen puna. Nejse, ika diqysh, zhdrypa poshte dhe e fotografova. Krejt kjo perfundoj me ate tu m’kercnu qe nese e lajmeroj ne polici ose ia publikoj foton m’gjen e m’rrehe”, shkruan ajo në llogarinë e saj në Facebook. Tregon ta ketë lajmëruar rastin në polici, por aty nuk u mirëkuptua. “Mas punes shkova n’polici me e lajmeru rastin. M’priti ni rrumullak, faqekuq shume pozitiv po qe ish laaarg t’qenurit profesionist. Nder therash m’tha ‘pom doket koka dashuru n’shikim t’pare’ – thu ti qe kom shku me e trajtu aspektin psiqiko-emocional t’tipit. Perla tjeter ke, ‘kqyr merr naj informate per to, kush eshte, me cka merret, pse pot percjelle” – e thash vet me veti, a s’eshte bash qikjo puna e policit? Xhaxhi polic nuk e pa t’arsyshme mi marr fotot e agresorit, kshtuqe une po i postoj ktu. E tash pernime jam kurreshtare me dite se qysh ‘i lidhet kryt ksaj pune’, masi rolin e policit po u dashka me e lujt vet.’, shpjegoi ajo.

Po në Facebook, ajo ka publikuar fotot e këtij personi i cili thotë se e ka kërcënuar edhe me rrahje.