Studenti njëzet e katër vjeçar është autori i vrasjes masive në Universitetin e Pragës


Të paktën 11 persona u vranë dhe mbi 20 u plagosën, nëntë prej tyre rëndë, në të shtënat masive në ndërtesën e Fakultetit Filozofik dhe Fakultetit të Arteve në Universitetin e Charles në Pragë, raporton agjencia çeke e lajmeve CKT. Policia tha se sulmuesi është eliminuar. Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan theksoi se “sulmuesi ishte një i ri” dhe sipas mediave çeke, ai është një student 24-vjeçar, i cili më parë ishte i lidhur me një tjetër vrasje të dhunshme në fshatin Kladno. Policia në kërkim të David Kozak ka konstatuar se ai ishte në fakt autori i vrasjes masive në Universitetin e Pragës.

“Në bazë të informacioneve fillestare konfirmojmë se në vendngjarje ka të vdekur dhe të lënduar. Policia është në terren dhe i gjithë sheshi “Jan Palach” dhe zona përreth janë mbyllur plotësisht”, tha policia çeke në platformën X.

Në vendngjarje ndodhen edhe ekipe të shumta mjekësore, ndërsa në videot që po shpërndahen në rrjetet sociale shihen njerëz duke ikur duke dalë nga godina e fakultetit, e cila është e rrethuar nga policia.

Agjencia e lajmeve Aktu.cz raporton se sulmuesi ka përdorur një “armë të gjatë me optikë”.

“Aktualisht jam bllokuar në klasën time në Pragë. Sulmuesi ka vdekur, por ne presim të evakuohemi. Unë lutem që ta dal gjallë. E mbylla derën përpara se sulmuesi të përpiqej ta hapte. Ferr”, ka shkruar studenti i bllokuar Jakob Wiseman.

Baby Boo