Studenti me notë 10.00 i cili kaloi në ASH tërhiqet nga aktiviteti politik


Studenti Elbrin Braimi i cili bëri bujë me punlsimin e tij në SEÇ nga Bujar Osmani ku më pas kaloi në ASH, sot i ka falenderuar Bujar Osmanin për korektësinë e tij si punëdhënës.

“Miq dhe dashamirë të nderuar,

Pas një aktiviteti të shkurtër politik-partiak, vendosa të tërhiqem nga çdo detyrë partiake, për shkaqe private (mendoj që duhet ende të përsosem në sferën akademike, për tu marrë me politikë).

Njëkohësisht faleminderoj të gjithë ata që më përkrahën gjatë këtij rrugëtimi përfshirë këtu edhe kryetarin e ASH-së z. Ziadin Selën.

Njëherit shfrytëzoj rastin të falenderoj Zëvendës Kryeministrin për Çështje Evropiane z. Bujar Osmanin për mirëkuptimin e tij, edhe pse kishte mundësi që të hakmerret ndaj meje për kalimin tim në krahun opozitar, ai edhe njëherit dëshmoi humanizmin e tij duke mos u hakmarrë ndaj meje, por përkundrazi ma vazhdoi kontratën, ndërsa qëndrimi i tij ndaj meje ishte jashtëzakonisht korekt edhe pse i kritikova herë pas herë bashkëpartiakët e tij (me ose pa fakte dhe argumente) dhe kërkoj falje publikisht.

Ky vendim i imi, vjen pas një konsultimi së pari me familjarët e mi dhe shumë miq dhe dashamirë dhe assesi këtë vendim nuk e morra duke qenë i kushtëzuar-shantazhuar nga ndokush.

Shpresoj në mirëkuptim nga të gjithë, se ky vendim nuk ishtë i lehtë për mua, as në kohën kur vendosa të kaloj në krahun opozitar dhe as tani kur tërhiqem nga politika dhe mendoj që ky ishte rrugëtimi i parë dhe i fundit i imi në politikë” ka shkruar Erblin Braimi 

Baby Boo