Studentët kroat dhe serb demolojnë hotelin në Ohër


Siç raportojnë mediat kroate, studentë nga qyteti kroat i Zagrebit dhe nga Serbia rrënuan një hotel në Ohër ku po qëndronin në një ekskursion pesëditor. Menaxheri i hotelit është ankuar në një prononcim për “24sata.hr” se studentët e Zagrebit ishin agresivë.

“Ne e kuptojmë që këta janë të rinj, por duhet të merren masa. Kemi grupe të mëdha studentësh, por këtë nuk e kemi pasur më parë, asnjëherë nuk ka pasur problem”, thotë menaxheri i hotelit të Ohrit.

Në videon e publikuar nga mediat kroate shihet inventari i thyer i hotelit, xhamat e thyer, shishet e birrës në çati, një tualet që duket sikur është djegur. Njerëzit që e kanë parë videon dënojnë sjelljen e dhunshme të të rinjve dhe thonë se nuk e kanë parë kurrë më parë diçka të tillë.

Shikoni videon më poshtë

KLIKO PER VIDEO

Baby Boo