Studentët gjejnë një qyp plot me 425 monedha floriri 1100-vjeçare (VIDEO)


Disa të rinj izraelitë kanë zbuluar qindra monedha ari, të fshehura në një enë prej balte, nëntokë, për më shumë se një mijë vjet. Të rinjtë po gërmonin në mënyrë vullnetare në qendër të Izraelit, atje ku pritet të nisin punimet për të ngritur një lagje të re.

“Ajo çka e bën unik këtë zbulim është fakti se na tregon më shumë për tregtinë ndërkombëtare mijëra vite më parë, në këtë zonë e cila në atë periudhë ishte në ngritje, kur krejt e kundërta ndodhte në Europë, ku përdorimi i arit po pakësohej gjithnjë e më shumë”, thotë arkeologu Galit Tal, i Autoritetit të Antikitetit.
Institucioni tha se thesari është groposur aty 1100 vite më parë dhe është siguruar që pavarësisht asaj që do të ndodhte, do të ishte e vështirë që dikush tjetër t’i gjente dhe t’i nxirrte prej aty.

“Po gërmonim përgjatë rreshtit të parë, kur gërmova më thellë me kalimin e ditëve pashë diçka. Doja ta dija çfarë ishte dhe kuptova që mund të bëhej fjalë për monedha. Fillimisht gjeta vetëm tre, por kur gërmova më thellë, gjeta pjesën tjetër”, tregon studenti Oz Cohen, një nga zbuluesit e thesarit.
Bëhet fjalë për 425 monedha floriri, të gjitha 24 karatëshe, që datojnë në shekullin e 9-të të periudhës së kalifatit abasid. Në atë kohë, me këtë shumë, mund të siguroje një shtëpi luksoze për kohën në kryeqytetin e Egjiptit.

Baby Boo