STUDENT NGA GJERMANIA PËR PRAKTIKE NË MANASTIR, NË MAQEDONI MËSON SI PRODHOHET ENERGJIA ELEKTRIKE


Ky është Sebastijan Oh, Elektro-Inxhinier nga Universiteti Bajrojt nga Bavaria Veriore. Pas përfundimit të studimeve, ka zgjedhur që punën praktike ta bëjë në Maqedoni, me dëshirën për tu njohur me punën e kombinatit energjetik në Manastir dhe me sistemin Elektro-Energjetik në Maqedoni. Dëshira e tij e dikurshme, tani u shndërrua në realitet.

 “Unë jam Elektro-Inxhinier i diplomuar. Këtu jam tashmë shtatë javë në punë praktike në Kombinatin energjetik të Manastirit. Erdha në Maqedoni për shkak se bëhet fjalë për një vend relativisht të panjohur, që përveç prodhimit të energjisë elektrike, të shohë edhe kulturë dhe tradita të tjera. Kështu që qëndrimin këtu, shpresoj që do ta shfrytëzojë që në mënyrë më të mirë ta njoh vendin”, tha Sebastijan Oh – Student nga Gjermania.

 Në punën praktike i ndihmon Billjana Shopova Allushovska, inxhiniere përgjegjëse për analizën e procesit dhe diagnostikimin, në Sektorin e prodhimtarisë në Termoelektranë e kombinatit energjetik të Manastirit. Ata kryerjen matjen e vibracioneve të të gjithë makinave rrotulluese në Termoelektranë, matjen e parametrave të turbinave, gjeneratorëve, enëve nën presion etj.

“Me Sebastijanin kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Gati dy muaj jemi bashkë. Jo vetëm që e njohëm me procesin e prodhimit, por tani ai është i punësuar këtu”, u shpreh Biljana Shopovsa Allushovska – inxhiniere përgjegjëse

Studenti nga Gjermania thotë se përvoja në kombinatin energjetik të Manastirit, për të, është shumë e vlershme. Për Maqedoninë ai thotë se është një vend i mrekullueshëm ndërsa mendon edhe që të qëndroj këtu nëse standardi është i ngjashëm me standardin gjerman.

“Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Ambienti është shumë i bukur për të jetuar këtu. Do të qëndroja për të jetuar dhe punuar këtu, nëse standardi do të ishte në nivel të Gjermanisë”, tha Sebastijan Oh – student nga Gjermania

 Pranimi i studentëve të huaj për të kryer punë praktike në ELEM kryhet sipas marrëveshjes me IAESTE nga Maqedonia. Në kombinatin energjetik të Manastirit në punë praktike profesionale vijnë student edhe nga Japonia dhe Sudani. Nga kjo kompani thonë se çdo verë kanë disa student nga vendet e huaja të cilët në vendet e tyre kthehen me përvojë të re, njohuri të reja në lidhje me vendin dhe kulturën.

Baby Boo